Ukraina ka eksportuar furnizimet e para të misrit në Evropë me tren, pasi portet detare janë të bllokuara për shkak të luftës me Rusinë. Ukraina është një prodhues dhe eksportues kryesor global i drithërave.
Autoritetet ukrainase të transportit kanë thënë se deri në 600,000 tonë drithë në muaj mund të eksportohen me trena nga Ukraina në Evropë.
Burimi: Abc News
