
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka qenë sot i ftuar në emisionin Pop Culture ku dhe ka folur më shumë për angazhimet e Bashkisë por edhe për jetën e tij personale.
Kur ai është pyetur nga prezantuesit se cila është marrëdhënia e tij me alkoolin, Lali Eri është përgjigjur se në fakt atë nuk e zë pija si pjesa tjetër e miqve të tij.
“Unë tapë nuk bëhem asnjëherë. Kam një sens vetëkontrolli dhe një tolerancë të madhe. Pra, me të njëjtën dozë që shumica e miqve të mi bëhen tapë, unë jam akoma në fillim. Nuk po e them si mburrje. Hera e fundit që kam dalë ishte kur kishim një ditëlindje të një prej kolegëve në zyrë. Jam më i ftilluar seç dukem”, tha kryebashkiaku.
Ndërsa për daljet e tij me shoqërinë ai ka thënë se në shumicën e rasteve e shoqëron bashkëshortja Ajola, por ka moment që secili zgjedh të dali me shoqërinë e vetë.
“Përgjithësisht dal me Ajolën. Në momentin që ajo thotë përtoj, dal me miqtë. Ajo ka një grup të vetin shoqëror dhe ndonjëherë bëhemi bashkë, kurse unë me çunat dal për futboll dhe kalçeto”, u shpreh ai