Aktorja Monika Lubonja ishte sonte e ftuar në “Përputhen Prime”. Ajo u pyet se cilin ndër djemtë do të zgjidhte për një takim nëse do ishte pjesë e programit.

Monika zgjodhi Mevlanin dhe dyshja bënë një takim njohës në studio. Konkurrenti nuk i kurseu komplimentet, e njëkohësisht ngacmimet ndaj aktores.

Mevlani: Komplimente për look-un
Monika: Mirë?
Mevlani: Më pëlqen, pavarësisht se unë jam pak fanatik për këto veshjet e zbuluara
Monika: Ku jam e zbuluar?
Mevlani: Kështu më duket mua, sytë e mi kështu e shohin
Monika: Aa domethënë unë nuk dukem, por ti shikon përtej bluzës time
Mevlani: Kështu shohin sytë e mi. Ndoshta ngaqë më pëlqen shumë, nuk e di.
(Monika qesh)

Mevlani: Ke një buzëqeshje shumë të bukur.
Monika: Nuk di të them nëse më pëlqen, thjesh të shoh içik më vonë. Je në siklet?
Mevlani: Jo, kur qesh ti fikem
Në fund, takimi i tyre u mbyll me një kërcim romantik.




