Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Mars 2022, 23:11

Çiljeta largohet nga 'Përputhen' dhe zbulon arsyen e fortë

Mbrëmjen e sotme Çiljeta u largua përfundimisht nga "Përputhen". Ajo tha se do t'i përkushtohet vajzës së saj, teksa nuk i kurseu falenderimet kundrejt produksionit.

“Unë kam vendosur ta lë programin. Dua që kohën t’ia përkushtoj gocës. Ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe nuk do e harroj kurrë. Falenderoj Olsën, Borën dhe Arjanin. Ju dua fort dhe nuk do ju harroj kurrë”, u shpreh konkurrentja.

Rrugëtmi i saj në "Përputhen" nuk zgjati shumë. Ajo kishte shprehur dëshirën për të dalë me Mevlanin, të cilin e njeh nga jashtë, por nuk ndodhi kështu.