Aktorja Monika Lubonja ishte sonte e ftuar në “Përputhen Prime”, në rolin e opinionistes. Ajo u pyet se si do të reagonte nëse vajza e saj, Tea, do të bëhej pjesë e programit.

Monika u shpreh se ajo dhe vajza e saj janë mendjehapura dhe nuk do ta kishin problem. Aktorja bëri dhe një thirrje për të rinjtë teksa tha “thyeni tabutë”.

“Unë jam shumë mendjehapur, Tea po ashtu. Dua t’i përgëzoj këta të rinj për guximin që kanë, thyeni tabutë. A ka mundësi të thyeni tabutë?”, tha Monika.




