Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Alesja dhe Rrushja u përballën me njëra-tjetrën. Dyshja kanë qenë mikesha, por pëlqimi i të dyjave për Astritin ka shkaktuar debate.

Rrushja e akuzon Alesjan se ka ndërhyrë në marrëdhënien e saj me konkurrentin.

Rrushja: Ti nuk ke qenë aty kur kam pasur nevojë
Alesja: Atëherë pse e ke vazhduar shoqërinë me mua kur nuk kam qenë shoqja e duhur për ty?
Rrushja: Thashë ta shikoj deri ku do shkoj Alesja. Ti nuk ke pasur as respekt, as sinqeritet ndaj meje. Të kërkoj falje shumë po unë nuk mundem të…
Alesja: Po mohon shoqërinë që kemi pasur. Po mohon mbështetjen. Po më zhgënjen…
Rrushja: Ti më ke zhgënjyer më shumë, nga momenti kur e ke thirr Astritin në takim. Shoqëria jonë nga ky moment ka mbaruar dhe nuk do kthehet më.
Alesja: Për një djalë që as ti as unë nuk e kemi?
Rrushja: Edhe Astritin zemër e ke të lirë, vazhdoni dhe ishalla përputheni. Unë nuk kam ça të përballem më shumë.




