Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Mars 2022, 00:12

Romeo zbulon sekretin e Mozzik me femrat

Romeo Veshaj ka publikuar një video të Mozzikut ku ai shfaqet duke realizuar një trend në “TikTok” dhe menjëherë postimi ka marrë vëmendje.

Në videon e publikuar nga Romeo ku shfaqet Mozzik thuhet: “Ke 100 vjet që nuk del me ndonjë femër. Shikoni djema, e vlerësoj shqetësimin tuaj për mua, por nuk është në dorën time.”

Kur e dëgjon këtë Mozzik qesh dhe kaq është dashur të përflitet se Romeo i zbuloi një sekret Mozzik për jetën e tij sentimentale. Për më tepër vetë Mozzik në një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram pranoi se është beqar.

Kujtojmë që Romeo dhe Donaldi janë miq shumë të mirë me reperin dhe janë parë shpesh bashkë.