Nga Shqipëria / E Premte 25 Mars 2022, 23:11

Arjani komenton Big Brother gjatë 'Përputhen', Bora habit me reagimin

Në puntatën e djeshme të “Përputhen”, konkurrentët u përballën me komentet negative të publikut duke iu përgjigjur atyre. Në një moment Bora pyeti Arjan Konomin se çfarë mendon për këto komente dhe opinionisti kujtoi “Big Brother VIP” dhe komentet me gjuhë urrejtje që pati asokohe, të cilat produksioni i mbylli. Ndonëse Arjani nuk përmendi emra, produksioni i mbylli komentet në kohën kur diskutohej shumë lidhja e Donaldit dhe Beatrixës.

Bora pas rrëfimit të Arjanit, reagoi duke e mbështetur mendimin e tij.

“Kjo gjuha e urrejtjes nuk ndodh vetëm këtu por edhe në vende të tjera. Mbaj mend kur ishte Big Brother i mbyllën komentet disa kohë sepse komentet ishin të tmerrshme dhe me gjuhë urrejtje shumë të madhe. Ka dhe një shpjegim pasi njerëzit lidhen dhe fiksohen me personazhet.”, tha Arjani dhe Bora shtoi: “Ne kalojmë direkt në sharje dhe jo në kritika që vërtetë mund të jenë të dobishme për njeriun që i lexon”.