Eni është gati që ta vazhdojë njohjen me Katerinën jashtë programit të dashurisë “Love Story”. Konkurrenti ka shprehur pëlqim të madh për fronisten. Pasi u pyet nëse është gati të vazhdojë njohjen jashtë, Eni tha: Me vrap jashtë.
Eni Shehu: Ke vetëm dy takime me Katerinën, ke shfaqur një interes shumë të lartë pëlqimi ndaj saj. Nëse sot Katerina do të vendoste të zgjidhte të vazhdonit njohjen tuaj jashtë këtij programi cila do të ishte përgjigja jote?
Eni: Nëse Katerina do më thoshte në këtë moment ta vazhdojmë jashtë, të lëmë Love Story? Me vrap, me vrap jashtë.
Katerina është fronistja e fundit që ka hyrë në Love Story. Ajo erdhi pasi Dea doli çift me Albionin. Katerina la Italinë për të gjetur historinë e dashurisë në emisionin “Love Story” në Tv Klan.
