Maluma prej kohësh është në një lidhje me Susana Gomez dhe dyshja së fundmi janë parë si rrallëherë bashkë në publik.

Këngëtari kolumbian dhe e dashura e tij po shijojnë disa ditë pushimi në Athinë në Greqisë ku edhe u fotografuan.

Susana është një arkitekte kolumbiane me profesion.

Dyshja janë parë disa herë në publik, por ata nuk kanë bërë asnjëherë një koment zyrtar për statusin e marrëdhënies së tyre.

Gjithashtu thuhet se Susana ka takuar edhe prindërit e Malumës.





