Atdhe dhe Butrint Xharavina ishin të ftuar në “Wake Up”, ku folën për nënën e tyre e cila ia doli të mposhte kancerin. Atdheu zbuloi se ishte i pari që e mori lajmin nga mjekët dhe ia tha vëllait, ndërsa më pas ia thanë nënës.

Atdhe: Lajmin e kam marrë unë i pari nga mjekët kur po shkoja për Kosovë. Nuk ia kemi treguar për 4 javë pastaj ia thamë me stil. Pastaj i thamë që është masë e vogël që hiqet. Por ajo e kuptoi.
A ka një mesazh për këtë?
Atdhe: T’i qëndrojnë afër atij personit.
Butrinti: Unë them që t’ia lëmë në dorë Zotit.









