Nga Shqipëria / E Premte 25 Mars 2022, 16:04

Berisha i shtrin dorën për pajtim Bashës: Nuk është më deputeti brava

Në një konferencë për gazetarët në selinë blu ish-kryeministri Sali Berisha i ka shtrirë dorën për pajtim ish-kryetarit Lulzim Basha.

“Zoti Basha dha dorëheqjen, mori përsipër të gjithë pasojat e kursit që zgjodhi. Në fakt dorëheqja e tij nuk lidhet vetëm me 9 shtatorin, por ajo ka si background serialin e humbjeve të njëpasnjëshme. Unë nuk kam pse i them më deputeti brava, do i them deputeti Basha”, është shprehur Berisha.

Ai ka shtuar se nëse Basha do të ishte në zyrë do ta takonte pasi të gjithë janë pjesë e PD-së.

Burimi: ABC News