Në mars të vitit 2020 Gold Ag u martua me partneren e tij, Ermira Shkodrën. Dyshja u bënë prindër të një djali dhe që nga ai moment në Instagramin e reperit familja është kryefjala.

Ditën e sotme Ermira feston ditëlindjen dhe Gold Ag e ka uruar publikisht. Ai ka publikuar një foto pranë saj në Instagram, krahas së cilës ka shkruar "Të mirat që i ka bota, veç me ty bëhen të plota. Urime ditëlindjen dashni!".

Po ashtu, ai i ka blerë një tortë me kurorë, mbi të cilën lexon: Urime dashuri!





