Nga Shqipëria / E Premte 25 Mars 2022, 09:09

E shpallën të vdekur, reagon Sabri Fejzullahu

Një lajm tronditës, por jo i vërtetë ka qarkulluar në rrjet. Sipas lajmit në fjalë, këngëtari Sabri Fejzullahu ka ndërruar jetë.

Fejzullahu, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ka reaguar me anë të një videoje në rrjete sociale.

"Është hera e katërt që brenda tre muajve që po shkruhet në portale që kam vdekur, unë jam gjallë, jam shëndosh e mirë, punoj pa u ndal. Ju dua me gjithë zemër dhe veç Ai i madhi vendos kur do vdes unë", është shprehur ai.