Nga Shqipëria / E Enjte 24 Mars 2022, 23:11

Ndodh çudia: Takohen Bora dhe Donaldi

Historia e Borës dhe Donaldit ka qenë kaq shumë e komentuar sa dyshja ndiqet në çdo hap. Sonte po përflitet se moderatorja dhe aktori janë takuar.

Burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se Donaldi dhe Bora janë takuar në shtëpinë e moderatores. Bora së fundmi ka blerë një apartament në një zonë afër Kodrës së Diellit, e pasditen e sotme poshtë ballkonit të saj është parkuar makina tip Benz në ngjyrë blu, e cila është e Donaldit.

Ata kanë zgjedhur të takohen në shtëpinë e Borës për të qenë larg syrit të publikut, por se ç'po ndodh mbetet për tu zbuluar nga vetë ata.