Në emisionin e sotëm "Ditë e Re" në Rtv Ora, ka qenë i ftuar Bruno Shemsho një nga djemtë i cili ka qenë pjesë e emisionit "Përputhen". Ai foli për jetën e tij private, dhe planet që ka tani mbasi doli nga emisioni.

Nga ky emision Bruno doli i përputhur me vajzën nga Shkodra, Florianën e cila ishte e ftuar në emision por për arsye që nuk dihen ajo nuk erdhi.

Ai u pyet se si filloj pëlqimi për Anën (Floriana)
"Kam pasur takimin e parë me Anën që ishte takim prove dhe i kam shprehur pëlqimin që aty. Ishte shumë e qetë më jepte dhe mua qetësi, kisha nevojë për dikë që të më mbante nën kontroll nga nervat dhe emocionet. Përveç paraqitjes që është super kukull"
Si e parashikoni njohjen tuaj?
"Un nuk parashikoj asgjë, se nuk thuhet se do shkojë mirë se nuk i dihet. Nuk mendoj martesë, fejesë. Jam në një lidhjë se njohje e kam krijuar në program"




