Nga Shqipëria / E Martë 28 Nëntor 2017, 14:02

Miriami dhe Albani publikuan këngën e re, një dhuratë e çmuar kushtuar Amelis

Miriam Cani lajmëroi  para pak ditësh se ajo dhe Alban Skënderaj së shpejti do të sillnin një bashkëpunim i cili do të ishte një dhuratë për vajzën e tyre Ameli në ditën e saj të lindjes që përkon edhe me Ditën e Pavarësisë.

Dhe të gjithë dashamirësit e muzikës së tyre mezi po e prisnin këtë bashkëpunim duke qenë se është i pari midis tyre pas kaq shumë vitesh. Kënga me titullin ‘Dhurata’ u publikua para pak minutash dhe është një këngë tepër emocionuese ku përfshinë imazhe nga jeta e përditshme e çiftit dhe vajzës së tyre të vogël, por surpriza ka qenë në fund të klipit ku vogëlushja Ameli ka kënduar refrenin e këngës e vetme.

Lajmin e nxjerrjes së këngës e ka bërë së pari Miriami e cila me anë të shpërndarjes së videos ka uruar edhe të bijën për 2 vjetorin e lindjes.

'Gëzuar Datëlindjen zemra e mamit. Sot qielli është i pastër për te dhuruar te gjitha rrezet e diellit qe ti meriton ne këtë dite te madhe. Asgjë nuk dua me shume ne jete se lumturinë tende. "Ti je dhurata me e bukur ne jete, je te gjitha përgjigjet, je suksesi i vërtet."Gëzuar shpirt me këtë këngë ty dhe çdo prindi, fëmije e çdo shqiptari kudo ne bote '-ka shkruar Miriam krah postimit të saj.

Por nuk mund të mungonte edhe urimi i Albanit cili së bashku me urimin për vajzën ka uruar edhe të gjithë Shqiptarët për Ditën e Pavarësisë.

“Gëzuar datëlindjen e shtrenjta ime ne këtë dite te madhe dhe te bekuar. Ti erdhe atëherë kur kishim me shume se kurrë nevoje për ty si Dhurata me e bukur ne jete. Kjo këngë qe besoj se janë fjalët e çdo prindi është Dhurata jone për ty. Ti sot mbush 2 vjeç dhe ne urojme me zemër qe te bëhesh 105. Na duket sikur te gjithë shqiptaret sot festojnë pak edhe për ty. Gëzuar ditën e Pavarësisë te gjithëve dhe qofshi te lumtur pranë familjeve tuaja

”.Me siguri Amelia do ta ketë një ndër kujtimet dhe dhuratat më të çmuara këtë këngë të mbushur plot  dashuri.