Në Gusht të vitit 2019 Fero u largua nga “On Records”, labeli ku nisi karrierën e tij. Ai publikoi një foto me menaxherin Met Elshani, duke lajmëruar se kontrata me të kishte përfunduar.

Mirëpo, largimi i reperit nuk ka qenë përfundimtar sepse besojeni apo jo, ai është rikthyer. Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e “On Records” në rrjete sociale.

“Mirë se vjen në On Records Fero”, shkruhet krah fotos së reperit me menaxherët.
View this post on Instagram




