Nga Shqipëria / E Mërkurë 23 Mars 2022, 23:11

Del situata jashtë kontrollit, Arjani i kthehet Efit dhe Mikelës: I keni shkuar djemve nëpër shtëpia

Në puntatën e sotme të "Përputhen", teksa komentonin takimin e Astritit dhe Alesjas, nisën diskutimet përse kjo e fundit nuk i kishte treguar shoqes (Rrushes) se po fliste me djalin që pëlqente.

E gjitha kjo lindi nga fakti se Rrushja ka pasur takim të afërt me Astritin ndërsa papritur mësoi se ai dhe shoqja e saj pëlqehen.

Mikela dhe Efi nuk e kanë pëlqyer aspak veprimin e Alesjas dhe kur po flisnin, ndërhyri opinionisti Arjan Konomi.

Arjan Konomi: Flisni ju për fshehtësi që keni dalë në takime, në festa, keni dalë nëpër kafe e keni shkuar nëpër shtëpia.

Efi: Ku? Në çfarë shtëpie? Ke fakt?

Arjani: Ti, ti, me Samiun e këta djemtë e tjerë.

Samiu: Të gjithë kemi qenë në ditëlindje, e gjithë studio kemi qenë. Për çfarë po shpifni?

Arjan Konomi: Edhe nëpër lagje, ta vërtetoj unë.

Efi: Po flisnim për fshehtësi mes dy shoqeve.