Të ftuar në studion e “Shqipëria Live” sot ishin çifti i "Përputhen" Bruno dhe Florjana. Ata treguan si kanë vijuar gjërat pas daljes nga programi dhe dy u pyetën se çfarë mendojnë familjarët në lidhje me zgjedhjet që ata kanë bërë.

Florjana tregoi se motra e vogël e do shumë Brunon dhe ka respekt për të, ndërsa e kundërta ka ndodhur me motrën tjetër e cila ka disa gjëra për t’i thënë kur të kthehet në Shqipëri.

“Motra tjetër që e kam jashtë ka disa gjëra për t’i thënë Brunos por do të flasë vetëm për vetëm me të. Nuk do ta trembë që në telefon”, tha Florjana.

Bruno tha se Florjana është vajza e parë që familja e tij njeh dhe ata ndjehen të lumtur për zgjedhjen që kam bërë në program.







