Nga Shqipëria / E Mërkurë 23 Mars 2022, 22:10

Beniada flet për krisjen e miqësisë me Einxhel, çfarë ndodhi pas daljes nga BBV

Einxhel dhe Beniada u bënë mikesha brenda shtëpisë së Big Brother VIP, por pas daljes nuk u panë më bashkë në asnjë moment. Kjo shkaktoi të përflitej se vajzat kanë hatërmbetje me njëra tjetrën.

Beniada ka folur për herë të parë rreth këtyre lajmeve sot duke iu përgjigjur pyetjeve në Instagram ku ndjekësit donin të dinin nëse lajmet janë të vërteta.

Beniada tregoi se ka qenë mungesa e kohës ajo që i ka penguar të takohen shpesh, ama janë takuar dhe nuk ka asnjë arsye për hatërmbetje.

"Nuk e di pse shumë veta po ma bëjnë këtë pyetje, por nuk ka asnjë arsye pse unë dhe Einxhel të kemi hatërmbetje. Të dyja kemi qenë shumë të zëna me punë. Kam 1 muaj që kam filluar jetën e re në Tiranë dhe as me familjarët e mi nuk jam takuar shumë. Por Einxhelin e kam takuar dhe kemi folur", tha Beniada.