Prej dy ditësh, në mediat rozë po qarkullon një video, në cilën Flori Mumajesi shfaqet duke puthur moderatoren, Liberta Spahiu. Dyshja prej kohësh janë aluduar se janë në një lidhje dhe duket se ka ardhur momenti ta konfirmojnë.

Sot Liberta i është përgjigjur pa hezituar pyetjeve të ndjekësve në lidhje me Florin.

“Çka u bë me Florin” ishte njëra nga pyetjet. “Çka ka me u ban me Florin, rahat e shënosh e mirë, si molla ish, ne fantazi, ne vij krejt cak e pakum”, u përgjigj Liberta.

Një tjetër e pyet nëse është ajo në video dhe moderatorja me humor ja kthen: "Jo ajo nuk jam unë, ishte shauma ime".

Liberta më pas publikon dhe një video nga momenti kur Flori shkon ta puthë.

Një tjetër ndjekës i thotë ta dojë fort Florin dhe moderatorja e pyet: "Si ta dua fort? Me e shtrëngu, me e ndrydh? Ok".

"A je bashkë me Florin? N.q.se po jeni shumë të bukur bashkë", vazhdojnë komentet. "Pse kështu veç e veç s'jemi të bukur? Ani bre s'jena, s'jena, ça me bo", ia kthen Liberta.





