Edhe pse ai tashmë nuk është pjesë e skuadrës tonë kombëtare, Xhani De Biazi trajneri që shkroi histori me përfaqësuesen tonë nuk ka harruar pa uruar gjithë shqiptarët për Ditën e Pavarësisë, duke u shprehur se sot është dita e krenarisë sonë.

Edhe pse për momentin 61-vjeçari po kalon një periudhë të vështirë pas shkarkimit nga skuadra e Alaveshit, italiani i cili nënshtetësi të dytë ka atë shqiptare ka postuar në Facebook një urim për këtë ditë të shënuar.

“Urime Shqipëri , 105 vjet shtet! Sot është dita e krenarisë sonë! Gëzuar ditën e Pavarësisë! Gëzuar!” është shprehur ish trajneri.
