Konkurrenti i “Përputhen”, Bledi ka bërë një deklaratë të papritur në rrjete sociale. Ai ka njoftuar largimin e tij nga programi i dashurisë.
Bledi është shprehur se i duhet të largohet për shkak të arsyeve personale dhe se do kishte dashur të dilte çift nga programi.
“Përshëndetje të gjithëve
Rrugëtimit tim në “Për’puthen” i erdhi fundi, unë nuk do të jem më pjesë e “Për’puthen” për disa arsye personale familjare ku do më duhet të largohem, më vjen keq që nuk arrita në përfundimin që unë doja të dilja me dikë bashkë… Por gjithmonë do të ngelet një eksperience shumë e bukur për mua dhe nuk do të harroj asnjëherë të gjitha momentet që kaluam bashkë, si të mirë si të keqe,
Faleminderit komplet stafit të “Top Channel” për mundësinë dhe gjithë stafit të “Për’puthen”. Gjithmonë do keni respektin, dashninë dhe mbështetjen time në cdo aspekt.
Me respekt dhe dashuri, Bledi”, ka shkruar ai.
