Ardian Bujupi dhe Jasmina e “Përputhen” po përfliten prej ditësh për një lidhje dashurie. Ndonëse ish-konkurrentja do të jetë protagoniste në klipin e tij të ri, duket se mes tyre ka më shumë se bashkëpunim.

Dyshja shihen nga mëngjesi në darkë në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke lënë hapësirë për aludime. Së fundmi, Jasmina ka dhënë një intervistë për “ATV” ku ka folur për herë të parë në lidhje me këtë temë.

“Bashkëpunimi shkoi shumë këndshëm dhe shumë bukur. Kjo ka qenë hera e parë që e takova. Jam pyetur shpesh nëse jemi në lidhje. Duke qenë se kam dalë nga një emision dashurie e kam patur ‘të detyrueshme’ që jetën time private ta mbaja të hapur. Por tani kam vendosur që ta mbajë private. Dhe nuk dua të jap sqarime të mëtejshme. Ndoshta ka patur, e ndoshta jo shkëndija mes nesh. Kur dy persona takohen dhe nuk kanë komplekse krijohen gjithmonë mendime se mund të jenë në lidhje. Jemi të dy me botë të zgjeruara”, është shprehur Jasmina.




