Nga Shqipëria / E Martë 28 Nëntor 2017, 12:12

Ja si e feston stërmbesa e Skënderbeut festën e Pavarësisë

Sophie Kastrioti u bë e njohur për publikun shqiptar që në momentin që u morë vesh se ajo ishte stërmbesa e heroit tonë kombëtar Skënderbeut dhe që nga ajo kohë ka qenë shumë e përfolur në mediat online, jo vetëm për  këtë por edhe për një lidhje të mundshme me reperin Skivi.

Ajo edhe pse nuk ka qenë e pranishme në Shqipëri për 28 nëntor,  përsëri  e ka festuar atë disa ditë më parë .

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet disa postimeve në adresën e saj Facebook,  në të cilat Sophie shfaqet mjaft elegante duke bërë shqiponjën dy krenare.

Ajo është shprehur shumë mirënjohëse për organizimin e kësaj feste dhe me këtë mënyrë i ka uruar dhe të gjithë shqiptarët për ditën  e Pavarësisë.