Nga Shqipëria / E Mërkurë 23 Mars 2022, 09:09

Pasi i dha fund njohjes, Bledi merr veprimin drastik për Efin

Pak ditë më parë Bledi u tërhoq nga njohja me Efin, duke e habitur jo pak këtë të fundit. “Gjërat kanë mbaruar midis nesh, i uroj Efit të gjitha të mirat”, i tha ai.

Së fundmi, Bledi e ka vulosur se krisja e tyre është përfundimtare. Gjatë një takimi me Lauretën, ai është shprehur se ka hequr dorë nga kënga që kishte menduar t’i dedikonte Efit.

Konkurrentja kishte qenë frymëzim për të gjatë kohës që dilnin në takime dhe ishin të afërt.