Aktori amerikan Simon Rex ka treguar se vite më parë një tabloid britanik i ka ofruar 70 mijë dollarë për të gënjyer se ka fjetur me Meghan Markle.

Rex ka shpërndarë në Twitter një intervistë me “The Guardian”, ku tregohet historia në fjalë. Ai ka treguar se nuk ka pranuar të gënjejë ndonëse asokohe ka qenë keq me para.

Aktori ka shtuar Meghan i ka nisur një letër falenderuese duke i thënë: “Është bukur të dish që ka ende njerëz të mirë”.
This is true. And I framed the thank you letter she wrote me. She has very nice penmanship btw. https://t.co/oBF1SDbhqo
— Simon Rex (@SimonRex) March 18, 2022



