Nga Shqipëria / E Martë 22 Mars 2022, 21:09

Lë Portokallinë për tu bërë kryetar partie? Reagon Flor Binaj

Ditën e sotme pati spekulime se aktori i humorit Florjan Binaj ka lënë spektaklin "Portokalli" për të nisur karrierën si politikan. "Flor Binaj lë Portokallinë për t'u bërë kryetar partie" - ishte titulli që pushtoi sot portalet online.

Pas këtyre lajmeve ka reaguar vetë Binaj përmes një postimi në Instagram ku i hedh poshtë spekulimet.

“Të dashur miq dhe mikesha, e para, flini të qetë se po të ishte e vërtetë, do jua thoja vetë, s’kam pasur kurrë frikë të them atë që mendoj! Nëse doni të dini të vërtetën mbi mua, merreni vesh lajmin nga Instagrami im, aty ku buron, jo aty ku kundërrmon”, shkroi ndër të tjera aktori i humorit.