Nga Shqipëria / E Martë 22 Mars 2022, 21:09

'Hyre në Përputhen dhe bëre hundën', Samiu i kthehet Arjanit: Edhe ti nuk kishe flokë

Opinionisti Arjan Konomi tha gjatë puntatës së sotme se "Përputhen" i zbukuron konkurrentët dhe përmendi Samiun, i cili ka bërë ndërhyrje në hundë.

Ndërsa Samiu iu kundërpërgjigj duke i komentuar flokët, gjë që shkaktoi shumë të qeshura në studio.

Arjani: Këtu njerëzit zbukurohen. Vijnë ndryshe e pastaj zbukurohen. Ja Samiu erdhi me një hundë, është me hundë tjetër.

Samiu: Edhe ti vitin e kaluar nuk ke pasur flokë.

Arjani: Po edhe unë.

Bora: Duheshin komentuar dhe flokët e Arjanit se kemi gjithë sezonin që diskutojmë, por këtu në studio jo.