Futbollisti i njohur Agim Zeka ka kurorëzuar sot dashurinë në Prishtinë. Ai dhe partnerja e tij Nora e kanë kryer procedurën ligjore në Komunën e Prishtinës.

Agimi ka publikuar një foto nga kjo ditë ku shihet me kostumin e zi dhe Nora me kostum të bardhë.

Sipas Prive.al, të pranishëm kanë qenë rrethi i ngushtë i familjarëve, përfshirë motrën e Agimit, bukuroshen Majlinda Zeka, e cila është gjithashtu shumë e njohur për publikun.

Kujtojmë që Agimi në qershor të vitit të kaluar mbajti fejesën me partneren e tij.

