Nga Shqipëria / E Hënë 27 Nëntor 2017, 19:07

Presidenti Meta merr një mesazh nga Trump, ja çfarë shkruan ai

Me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, presidenti i Republikës Ilir Meta ka marr ditën e sotme një letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump. Në atë letër përpos urimeve për festën e flamurit, Trump ka vlerësuar gjithashtu edhe zbatimin e reformës në drejtësi si dhe përparimet që vendi jonë po bënë për të qenë pjesë e vendeve evropiane.

Letra e plotë :

“I dashur Zoti President,

Ndërsa ju festoni 105-vjetorin e Pavarësisë më 28 Nëntor, populli i Shteteve të Bashkuara më bashkohet në urimin për popullin shqiptar. Në këtë ditë ne konfirmojmë miqësinë tonë të fortë dhe përkushtimin ndaj Shqipërisë si dhe presim që ta fuqizojmë edhe më tej këtë marrëdhënie gjatë viteve të ardhshme.

Dy kombet tona kanë zhvilluar një bashkëpunim të thellë që na ka lejuar të punojmë së bashku për të trajtuar çështje me rëndësi globale. Ju falënderojmë për rolin tuaj si partner vendimtar në promovimin e qëndrueshmërisë rajonale dhe luftën kundër ekstremizmit si dhe mbështetjen tuaj anembanë botës si një Aleat i NATO-s dhe vend anëtar i kolacionit për Shkatërrimin e ISIS-it.

Këtë vit mirëpritëm zbatimin nga ana e Shqipërisë të reformave kyçe të drejtësisë, të cilat e kanë sjellë vendin më afër qëllimit për të hyrë në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimit më të madh rajonal. Ne e lavdërojmë përparimin që ka shënuar Shqipëria në drejtim të integrimit euro-atlantik dhe të sigurimit të paqes e begatisë për të gjithë shqiptarët.

Jemi bashkë me ju teksa festoni këtë ditë të veçantë dhe iu uroj Ju dhe popullit shqiptar gjithë të mirat gjatë vitit të ardhshëm!” – shkruhet në mesazhin e urimit të Presidentit Trump.