Sot është një ditë e trishtë për Ronela Hajatin, e cila përmes një njoftimi në rrjete sociale ka treguar se ka humbur një nga njerëzit më të shtrenjtë, gjyshen.

Duket se këngëtarja ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me gjyshen dhe i ka ngjarë shumë asaj pasi siç tregon gjyshja ishte tema e çdo humori në shtëpi.

“Gjyshka ime e dashur, tema e çdo humori në shtëpi, s’u ngopëm kurrë me mirësinë tënde! Zoti të ka pranë vetes dhe ne gjithmonë pranë zemrës”, ka shkruar Ronela.





