Janë zbuluar detaje nga sherri tronditës i ndodhur mbrëmjen e të shtunës, ku kuzhinieri i njohur Indrit Çela u dhunua nga disa persona të tjerë. Burime për Abcnews.al, bëjnë të ditur se një njëri prej dy vëllezërve që dhunuan kuzhinierin, ka pranuar autorësinë duke treguar edhe kronologjinë e të gjithë ngjarjes.

Mësohet se konflikti ka nisur fillimisht mes Çelës dhe vëllezërve E.L dhe D.L për parakalim të gabuar.
“Po e pranoj. Unë dhe im vëlla e rrahëm Indritin. E rrahëm se kishin një konflikt të hapur me të dhe me kunatin e tij, me të cilin disa muaj më parë u përplasëm fizikisht për shkak të një parakalimi makine. Sapo e pamë se Indriti ishte duke lëvizur me makinë, iu afruam dhe i bllokuam rrugën dhe më pas e rrahëm. Për fatin e tij të mirë ndërhynë disa udhëtarë të tjerë që u ndodhën në ato momente në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar mes të tjerash 24-vjecari, i cili u vu në pranga disa orë pas ngjarjes pas një operacioni antidrogë në shtëpinë e tij.
Burimi: abcnews.al
