Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë vendosur të ndryshojnë emrin e djalit të tyre të porsalindur. Lajmin e dha vetë Kylie përmes rrjeteve sociale duke treguar se djali i tyre nuk quhet më Wolf.

"Sa për informacion djali ynë nuk quhet më Wolf. Nuk ndiheshim sikur i përshtatej. Doja ta ndaja me ju këtë sepse shohim emrin Wolf kudo", tha Kylie.

Miliarderja ende nuk e ka bërë të ditur emrin e ri të vogëlushit.

Më herët, ajo publikoi një video në kanalin e “YouTube”, kushtuar “Për djalin tonë” ku tregonte rrugëtimin e shtatzënisë, që nga momenti kur nëna e saj, Kris Jenner mësoi lajmin e ëmbël, deri te pamjet nga dhoma e lindjes pak para se të lindte djali i saj.






