Kuriozitete / E Hënë 27 Nëntor 2017, 19:07

Kujdes nëse shihni dikë me këtë tatuazh, ja përse

Tatuazhet janë një mënyrë që disa njerëz zgjedhin për të gdhendur një kujtim të bukur ose të hidhur të jetës së tyre në trup. Janë të shumtë ata që bëjnë tatuazhe nga më të ndryshme duke filluar që nga emrat e të afërmve e deri tek imazhe të personave të zemrës. Shumica prej tyre i bëjnë dhe pa ndonjë domethënie thjesht sepse janë të apasionuar pas tyre.

Një tatuazh tepër i vaçantë është edhe vizatimi i një fjongoje të kuqe në gishtin e vogël të dorës i cili zakonisht bëhet ga dy persona të dashuruar të cilët janë çift ose të martuar.

Por kush është domethënia e këtij tatuazhi dhe pse ju duhet të keni kujdes kur shikoni një person me një spango të kuqe në gishtin e vogël.

Thonë se bëhet fjalë për një profeci e cila quhet "Spangoja e Kuqe e Fatit" dhe të gjithë ata që i besojnë kësaj profecie mendojnë  se Zoti e lidh një spango të kuqe, e cila nuk këputet asnjëherë, mes një personi dhe shpirtit binjak të tij/saj.

Prandaj duhet të keni kujdes kur njihni një person me një tatuazh të tillë, pasi e shkuara e tyre ka qenë shumë domethënëse dhe zor ta harrojnë njeriun e tyre të zemrës.