Nga Shqipëria / E Hënë 27 Nëntor 2017, 18:06

Programi i Natës së Bardhë, ja se ku mund të festoni

28 dhe 29 nëntori janë dy ditë të shënuara për Shqipërinë, dhe Ministria e Kulturës si dhe Bashkia e Tiranës mundohen që në këto ditë të ketë mjaftueshëm aktivitete në kryeqytetin e vendit tonë. Ashtu si çdo vit edhe këtë herë institucionet kulturore janë kujdesur që të ofrojnë sa më shumë aktivitete gjatë 24 orëve.

Natën e Bardhë siç ka lajmëruar edhe Bashkia do të organizohet një koncert madhështor pjesë e së cilit do të jetë edhe këngëtarja me famë botërore Emeli Sande e cila do të përformojë disa nga këngët e saja më të njohura. Përkrah këngëtares do të jenë edhe disa artist të tjerë shqiptar si Alban Ramosaj, Kamela Islamaj etj.

Institucionet e kulturës nuk kanë menduar vetëm për të rinjtë por edhe për të gjitha moshat, kështu që ata kanë hartuar një program në të cilat hapësirat e qytetit do të shndërrohen në ekspozita të përkohshme arti.

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave Ora 18:00

 

Ekspozita e pikturës me punimet e fëmijëve kushtuar Ditës së Pavarësisë në Hollin e Teatrit të Kukullave.

Ora 10:00 e në vazhdim

 

Koncert Festiv : Programacion i zgjedhur me krijimtari të reja nga kurset e fëmijëve të qendrës duke ju përshtatur tematikës së kësaj dite.

Katër shfaqje teatrore për fëmijë:

Kësulkuqja.

Qeni që nuk dinte të lehte

Kush është fajtori

Princesha Teutë

Në vazhdim do shfaqen filma për fëmijë të huaj dhe shqiptar:

Mimoza Llastica

Një gjeneral kapet rob

Teatri Kombëtar

Ora 19:00 “Mashtrimi”

 

Ora 23:00 One Man Show. “Plako t`majt e jotja” nga Gent Hazizi

Cirku Kombëtar

Ora 10:00

Program me numra të përzgjedhur.

Galeria Kombëtare e Arteve

Ora 18:00 e në vijim:

Ekspozita e artistit bashkëkohor nga Kosova, Zeni Ballazhi.

Ekspozita e artistes gjermane, Rosamarie Trocker.

Linja Muzeale e GKA.

Ekspozita e artistit britanik Grayson Perry

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit. Gjatë gjithë mbrëmjes AQSHF do të jetë e hapur për vizitorët. Pritje e vizitorëve, foto në ambientet e AQSHF-së, vizitë në ambientet e punës, biseda me stafin.

Ora 18:00

“Lule të kuqe lule të zeza” Mevlan Shanaj 2003, 95’ projeksion në 35mm me titra anglisht.

Ora 19:35

Bisedë me të ftuarit Natasha Lako, skenariste dhe Mevlan Shanaj, regjisor i filmit

Ora 20:00

Çatia / Il Tetto, Vittoria De Sica, Itali 1955, 100’, projeksion në 35mm me titra shqip

Muzeu Historik Kombëtar

Ekspozitë me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë!

Nën organizimin e Muzeut Historik Kombëtar në bashkëpunim me Qendrën Mbarëkombëtare të Koleksionistëve të Shqipërisë në këtë ekspozitë do të gjeni:

Penën, me të cilën është nënshkruar Akti i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë; aparatin telegrafik mors, me të cilin Qeveria e Përkohshme e Vlorës ka marrë e ka dhënë telegrame gjatë periudhës 1912-1914; objekte personale të protagonistëve të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe më e rëndësishmja 30 flamuj të periudhës së Pavarësisë, foto origjinale të Ismail Qemalit dhe foto të firmëtarëve.

 

Ky është programi i institucioneve në varësi të Ministrisë së Kulturës që do iu shtohen aktivitetet e organizuara nga Bashkia Tiranë.