Nga Shqipëria / E Hënë 21 Mars 2022, 14:02

Gripi i shpendëve, pezullohet nga detyra drejtoresha e “Veterinarisë”

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Tana Kika është pezulluar nga detyra.

Ky largim vjen në një kohë kur në Shqipëri është konfirmuar gripi i shpendëve. Raportohet se ka mbi 300 mijë pula të ngordhura në vetëm pak ditë, ndërsa dyshohet se nuk është respektuar karantina.

Ndërkohë Prokuroria e Durrësit ka nisur edhe një hetim lidhur me zhvillimet e fundit dhe përhapjen e gripit të shpendëve.

Burimi: ABC News