Nga Shqipëria / E Hënë 21 Mars 2022, 14:02

Zaimina Vasjari bëhet nënë për herë të dytë, zbulohet emri i veçantë i vogëlushit

Këngëtarja Zaimina Vasjari është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e bashkëshortit të saj, Kristel, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Zaimina ka sjellë në jetë një djalë, të cilit i kanë vendosur një emër shumë të veçantë, Kamar. Kristel ka publikuar në Instastory foto të një arushi dhe disa tullumbace ku shkruhet "Mirë se erdhe vogëlushi Kamar!".

Vetë Zaimina nuk ka reaguar ende për lajmin e ëmbël.