Nga Shqipëria / E Hënë 21 Mars 2022, 11:11

E rëndë/ Aeroplani me 133 pasagjerë bie pingul në tokë dhe shpërthen në flakë

Një aeroplan i China Eastern Airlines është rrëzuar në malet e Kinës Jugore këtë të Hënë, teksa po transportonte 133 pasagjerë nga qyteti i Kunming për në Guangzhou.

Aeroplani ishte në një lartësi prej rreth 9 km, ndërsa rënia ka qenë e menjëhershme dhe në mënyrë pingule. Zona përreth është përfshirë nga flakët. Nuk dihet nëse ka të mbijetuar dhe shkaku i aksidentit.