Nga Shqipëria / E Hënë 27 Nëntor 2017, 17:05

Majk feston ditëlindjen dhe të gjithë u shokuam me moshën e tij

Majk është një ndër reperët më të kërkuar dhe të  klikuar momentalisht në Shqipëri, ai përveç se është përfolur për sukseset  e një pas njëshme në muzikë, gjithashtu është diskutuar shumë edhe lidhja e tij me ish të dashurën Majlinda Zeka me të cilën ka edhe një djalë.

Por edhe pse Majk tashmë ka shumë vite që është pjesë e muzikës, asnjërit nuk ja priste mendja se ai ishte kaq vjeç.

Këngëtari i hitit ‘Katile’ ditën e sotme ka festuar ditëlindjen, për të cilën nuk ka dashur ta bëjë publike, por ka qenë shoku i tij i grupit, Onat, ai i cili me anë të një fotoje të vjetër e ka uruar reperin për datëlindjen e tij të 27-të.

Onati ka publikuar një foto ku ai dhe  Majk shfaqen në fillimet e karrierës së tyre, në kohën kur të dy ishin pjesë e të njëjtit grup ‘TDS’.

“Happy Bday Biri @majkaveli , Tune me Bass Bass tune me Bass” ka shkruar ai në përshkrimin e fotos.

Kjo foto është shkëputur nga kënga ‘Dea’ e cila ka qenë edhe kënga që i bëri të njohur në tregun muzikor.

 

Happy Bday Biri @majkaveli , Tune me Bass Bass tune me Bass ð???ð?¥?ð?¥?

A post shared by ONAT OFFICIAL #BS (@onatofficial) on