Nga Shqipëria / E Diel 20 Mars 2022, 22:10

Momenti epik i Kiara Titos: Le takim me një djalë, por futet në makinën e gabuar

Kiara Tito ishte sot e ftuar në 'E Diell", ku rrëfeu një histori të disa viteve më parë. Ajo tha se në moshën 20 vjeçare kishte lënë takim me një djalë, por ishte futur në një makinë të gabuar.

Kiara shtoi se e kishte kuptuar këtë gjë vetëm pasi kishte biseduar me djalin tjetër për disa minuta.

“Përpara shumë kohësh, kisha në takim dhe duke qenë se nuk kisha makinë, e lamë që personi në fjalë të vinte të më merrte. Zakonisht në raste të tilla më ndodh të bëj ndonjë gafë. Kur dola nga shtëpia pashë një makinë të parkuar aty dhe vendosa të hipi, hapa derën e makinës, u ula dhe po prisja.

Pas 2 minutash futet një njeri në makinë dhe unë vazhdova të bëj muhabet normalisht për disa sekonda. Kur ktheva kokën pashë që nuk ishte personi me të cilin do të dilja dhe kuptova që kisha hipur në makinën e gabuar”, tha moderatorja.