Nga Shqipëria / E Diel 20 Mars 2022, 20:08

Trondit 34 vjeçarja: I kapa burrit foton e kunatës lakuriq, më qëlloi me grusht në kokë

Sot në “Shihemi në gjyq” 34 vjeçarja e quajtur Briseida i shokoi të gjithë me historinë e saj. Ajo tha se bashkëshorti i 15 viteve, me të cilin ka dy fëmijë, e ka tradhtuar me kunatën. Briseida rrëfeu se kjo ngjarje vijon që prej një viti dhe ai refuzon t’i japë divorcin, ndonëse ka një fëmijë të sapolindur me gruan e vëllait të tij. (Lexo këtu)

34-vjeçarja shtoi se ka parë me sytë e saj që kunata i kishte dërguar të shoqit një foto lakuriq. Nisur nga kjo, ky i fundit i ka gjuajtur me grusht në kokë.

Briseida:  Kur isha në Itali, i kap mesazhin djali, ajo i nis një video të shpifur bashkëshortit tim, djali ma tregon mua, unë e marr zihem me të.

Eni Çobani: Video çfarë, video kishte dalë ajo vetë apo video të tjera?

Briseida:  Video të tjera dhe një foto të saj që ish…(bën me shenjë që ishte lakuriq). Djali kap telefonin ia sheh, mi tregon mua dhe ai më godet me grusht në kokë, më bie të fikët.

Eni Çobani: Juve? Për videon që i dërgon një zonjë tjetër, ju godet burri juaj?

Briseida:  Po. Më tha “ti i ke mësuar fëmijët nën vete, i ke bërë për vete”.  “Ore fëmijët i kemi bashkë, ç’u kam bërë unë?” E ngriti si akuzë, aty më bie të fikët, përmirësohem pak, më merr vëllai i vogël në telefon. Kishi kaluar 1-2 orë, e hap djali dhe thotë “ma, daja”, i them vëllait “nuk po shoh” se hapja sytë, por nuk shihja më. Vjen vëllai me vrap, e ndjeu, kurrë mos qoftë vëlla për motër, më thotë “më thuaj, të ka goditur”, “jo, më ra tenxherja”, i thashë, “po pse?”, “po se jam e shkurtër, nuk arrij dot”. Kërkoja të mbahesha për gjethet e fikut, i themi ne vlonjatët.