Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si Ura e Gjolës, ku pre e një dhune barbare ra kuzhinieri i njohur Indrit Çela.
39-vjeçari është zbritur nga makina e tij nga të rinjtë të cilët e kanë dhunuar.
Kuzhinieri është marrë me ambulancë, pasi mësohet se ka marrë dëmtime në kokë dhe në fytyrë, ndërsa ende nuk dihet arsyeja se pse të rinjtë e kanë dhunuar.
Nga ana e tij apo e policisë, nuk ka ende ndonjë reagim zyrtar.
Joq ka publikuar një video nga momenti.
