Nga Shqipëria / E Diel 20 Mars 2022, 13:01

Majk tregon çmenduritë që kanë bërë fansat për të: Më kanë çuar foto...

Shpesh fansat bëjnë gjëra të çmendura për artistët e tyre të preferuar. Reperi Majk ishte i ftuar në studion e "Why Not" në RTV Ora ku ka treguar për gjithë publikun se cila është gjëja më ekstreme që fansat kanë bërë për të.

Majk: Më kanë çuar foto fansat që kanë bërë tatto komplet pjesën e tekstit të këngës. E kam shkruar vetë, si gjithmonë.

Por edhe Majk ka bërë për fansat. Ai tregon: Respekt për të gjithë ata që ma dëgjojnë muzikën, i vlerësoj shumë, sidomos ata që më kanë ndjekur që nga fillimi i karrierës deri tani hap pas hapi. Më rrinë afër për gjithçka. Normalisht që përveç këngëve kam bërë për ta edhe gjëra që...kam shkuar nëpër festa private, kam shkuar edhe në shtëpi të fansave që e adhurojnë muzikën time. Përveç koncerteve që nuk i iki asnjëherë asaj pjesës. Edhe nëse jam shumë i lodhur nuk përtoj gjysmë ore t'i kaloj me fansat, të bëj foto. Është gjithmonë kënaqësi të jesh afër fansave.