Nga Shqipëria / E Diel 20 Mars 2022, 11:11

Shqiptari gjen kuletën e Meryl Streep me 2 mijë dollarë brenda

Gazetari i CNN, Bill Weir ka treguar se një i ri nga Kosova, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte gjetur një kuletë me 2,000 dollarë brenda, e cila i përkiste aktores së famshme amerikane, Meryl Streep.

"Një djalë i këndshëm nga Kosova, që punon në ndërtesën time, një natë ka gjetur një kuletë në rrugë me 2,000 dollarë brenda. Kontrolloi ID-në, ishte Meryl Streep”, ka shkruar Weir.

“Babai gjithmonë më thotë se nëse diçka që nuk është e jotja, nuk është e jotja”, ka thënë i riu nga Kosova kur ka biseduar me gazetarin e CNN.

“Ai refuzoi shpërblimin, derisa Meryl insistoi. Njerëz të mirë”, ka shkruar gazetari.

Weir ka sqaruar se në të njëjtën ndërtesë, ku ka ndodhur ngjarja, nuk jeton vetë Meryl Streep, por vajza e saj dhe kuletën e ka humbur kur ka qenë për një vizitë te ajo.