BABASTARS ka qenë një nga grupet më të famshme të Kosovës që përbëhej nga këngëtarët Ghetto Geasy, Agon Amiga, Skivi, Cozman, Majk Dhe Onat etj.

Njëri prej anëtarëve të grupit, Majk ishte i ftuar në studion e "Why Not" në RTV Ora ku u shpreh se nuk është shkëputur nga Babastars, por thjesht nuk ekziston si emër.

Majk: Nuk jam shkëputur, pro thjesht Babastars si emër nuk ekziston. Babastar është histori sepse jemi në 2022 dhe gjithçka ka evoluar dhe nuk është më koha e grupeve. Ne të gjithë kemi raport shumë të ngushtë kolegial dhe shoqëror, jemi bashkë shpesh herë, kur na jepet mundësia. Kur na jepet mundësia jemi bashkë me njëri-tjetrin dhe Babastasr si emër nuk ekziston, jo që jam shkëputur.





