Nga Shqipëria / E Shtunë 19 Mars 2022, 23:11

Bruno dhe Florjana largohen bashkë nga 'Përputhen'

Bruno dhe Florjana vendosën të largohen së bashku nga "Përputhen" këtë mbrëmje.

Mes shumë emocioneve Bruno i kërkoi ta linin këtë rrugëtim dhe Florjana pranoi.

Para se të largoheshin ata kërcyen për herë të fundit në skenën e "Përputhen Prime".

Bruno i bëri dhe një surprizë Florjanës në një ambient jashtë studios.

Ai e mbajti në krahë gjatë rrugës që të mbërrinin sa më shpejt tek ambienti special që kishte menduar për të. Pikërisht këtu ndodhi dhe puthja mes të dyve.