Bruno i bëri një surprizë sonte Florjanës në "Përputhen Prime". Mes dritave dhe rikthimit të momenteve më të bukura të të dyve, surpriza i la të gjithë pa fjalë.

Në një ambient jashtë studios, Bruno ia mbylli sytë Florjanës për të mos zbuluar asgjë nga surpriza.

Ai e mbajti në krahë gjatë rrugës që të mbërrinin sa më shpejt tek ambienti special posaçërisht për vajzën.

Shumë emocione përjetuan të dy dhe më në fund ndodhi puthja mes të dyve.







