Nga Shqipëria / E Shtunë 19 Mars 2022, 19:07

Donaldi publikon këngën e re dhe të gjithën kapën këtë detaj në klip: E ka për Borën

Donaldi dhe Bora i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre prej kohësh, por kënga e re e artistit e ka rikthyer sërish në vëmendje historinë e tyre. Donaldi ka publikuar sot këngën "Nuk je" dhe fansat jo vetëm tekstin, por edhe klipin e kanë lidhur me Borën.

Kjo sepse në fund të klipit shfaqet në 1 sekond data 5, që është dhe data kur Bora dhe Donaldi janë lidhur.

"Unë e di që jam idiot, ama jam idioti jot", këndon Donaldi. Gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP, në një bisedë me Semin, aktori e ka përmendur frazën e mësipërme duke thënë se ka dashur ta fusë si varg në këngën “Toxic love”, e cila siç ka treguar Donaldi është dedikim për Borën.

Dëgjoni më poshtë këngën e re.